UBT

Debat publik për ndryshimin e Statutit të Komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në Komunën e Vitisë është mbajtur sot debati publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës, një dokument kyç për funksionimin dhe organizimin institucional të qeverisjes lokale.

Takimi është kryesuar nga Arian Alidema, zyrtar komunal dhe anëtar i Komisionit për ndryshimin e statutit, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit: Albulena Selmani, Ardita Hajdari dhe Astrit Shabiu. Gjatë këtij takimi, ata prezantuan para të pranishmëve propozimet konkrete për ndryshimet e parapara në këtë dokument themelor.

FIDANISHTJA

Pas prezantimit, u hap diskutimi publik, ku qytetarët dhe pjesëmarrësit dhanë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre, me synim përmirësimin e draftit dhe përshtatjen e tij me nevojat aktuale të qeverisjes lokale.

Ndryshe, draft-statuti i Komunës së Vitisë ka qenë në shqyrtim publik nga 18 marsi deri më 16 prill 2026. Pas përmbylljes së këtij procesi dhe inkorporimit të rekomandimeve, dokumenti pritet të procedohet për shqyrtim të mëtejmë në Kuvendin Komunal të Vitisë./rajonipress/