UBT

Kapet në flagrancë transport ilegal i druve në Viti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Një rast i transportit ilegal të druve është evidentuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Debëlldeh të Vitisë. Rreth orës 19:30, njësitë policore kanë ndaluar një kombi-furgon me targa vendore, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur të ngarkuara rreth 3.53 metër kub dru për djegie, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm përcjellës. Si rrjedhojë, furgoni së bashku me ngarkesën është sekuestruar dhe dërguar në Agjencinë e Pylltarisë në Viti për procedura të mëtejme.

KKVITI

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/