Hidromorava

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti shënon Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të shënimit të Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka organizuar një aktivitet simbolik me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve.

Gjatë këtij aktiviteti, punëtorët shëndetësorë kanë informuar pacientët për Kartën e të Drejtave të Pacientit, duke zhvilluar bashkëbisedime rreth të drejtave themelore, obligimeve dhe rolit aktiv që pacientët duhet të kenë brenda sistemit shëndetësor.

Kjo ditë, e cila shënohet çdo vit më 18 prill, synon të rrisë ndërgjegjësimin e pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe politikëbërësve për rëndësinë e respektimit të të drejtave bazë, duke i fuqizuar pacientët jo vetëm si përfitues të shërbimeve, por edhe si pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje.

KKVITI

Ndër të drejtat kryesore që promovohen janë qasja në shërbime cilësore shëndetësore, e drejta për informim dhe pëlqim, zgjedhja e lirë e trajtimit, ruajtja e privatësisë dhe konfidencialitetit, si dhe e drejta për ankesë dhe kompensim në rast nevoje.

Në Komunën e Vitisë, në koordinim mes Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, QKMF-së dhe Autoriteti Qendror i Shëndetësisë, është themeluar edhe Këshilli i Pacientëve, i cili funksionon si mekanizëm mbështetës dhe përfaqësues i interesave të pacientëve brenda institucionit./rajonipress/