ARKATANA

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Përfaqësues të Komunës së Gjilanit, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, asamblistë qytetarë e familjarë, kanë bërë homazhe te përmendorja e dëshmorëve në fshatin Malishevë.

Po ashtu janë bërë homazhe te varrezat e martirëve dhe te përmendorja e dëshmorit Avdullah Tahiri.

ARKATANA

Më pas është vizituar edhe familja e martirit Adem Salihu.
Me 16 prill të vitit 1999, është bërë largimi i malishevasve drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarake, policore dhe paramilitare.