ARKATANA

Vitiasja Saranda Hasani një emër që premton shumë në fushën e muzikës në Suedi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Udhëheqësit e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, i kanë organizuar pritje Saranda Hasanit, një emër tashmë i njohur jo vetëm në Suedi ku jeton dhe vepron, por me zërin e saj arriti të bëhet e njohur edhe në Kosovë. Ndonëse e lindur dhe e rritur në Suedi, Saranda në takimin që zhvilloj me udhëheqësit e kulturës në Viti, bëri të ditur për gatishmërinë e saj, përgatitjet, interesimin dhe përkushtimin për ti hyrë garës për zërin më të mirë të Suedisë.

Ajo përmendi kalimin nëpër fazat e deri në përzgjedhjen e saj në top 10-shen e talenteve të rinj në fushën e muzikës dhe këngës, në emisionin ‘Idol’ në Suedi. Megjithatë, ajo shprehi interesimin për bashkëpunim në të ardhmen për organizimin e ndonjë ngjarje muzikore në Viti.

Drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kaltrina Sylejmani, u shpreh se Saranda me performancën e saj në Suedi, ka bërë krenarë jo vetëm qytetarët e Vitisë, por edhe të Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë. Një zë i ëmbël që premton shumë e që ne besojmë në rezultate e Sarandës, duke kërkuar që ajo ti dhuroj ndonjë perfomancë në të ardhmen edhe publikut vitias.

UBT

Prindi i Sarandës, Sherif Hasani theksoi se përkundër që fëmijët e tij janë lindur dhe rritur në Suedi, megjithatë ka arritur që të ruhet kultura kombëtare, pasi që gjatë prezantimit para mediave suedeze Saranda është deklaruar se ajo është së pari shqiptare e pastaj suedeze.

Ai ka bërë të ditur se Saranda është klasifikuar në Top 10-shen më të mirë, nga 19.600 kandidatëve që kanë aplikuar në këtë eveniment të televizionit suedez.

Në emër të kryetarit të komunës, drejtoresha Sylejmani i ndau një mirënjohje mysafires, ndërkohë që me mirënjohje për arritjet në fushën e muzikës me mirënjohje ajo u nderua edhe nga udhëheqësit e Ansamblit “Kemajl Azizi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.