FIDANISHTJA

Celina e gjen golin e parë të sezonit në Suedi, qysh në xhiron e dytë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tashmë ka nisur sezoni i ri në elitën e futbollit suedez, Allsvenskan. Pjesë e kësaj lige është edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, i cili futbollin e tij e zhvillon tek AIK-u.

Celina tashmë e ka gjetur golin e tij të parë në sezonin e ri në elitën suedeze, e cila ka nisur me sezonin e ri vetëm një javë më parë.

Mesfushori i kombëtares së Kosovës shënoi sot në ndeshjen ndaj Brommapojkarna, me fantazistin kosovar që tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 59-të të ndeshjes.

Mirëpo, kjo nuk qe e mjaftueshme që AIK-u të marrë pikët e plota në këtë takim, pasi ndeshja u mbyll me barazim për skuadrën e Celinës, e cila ishte mysafire në këtë ballafaqim.

Eco Higjiena

Vitin e kaluar, Celina pati pesë gola dhe shtatë asistime në 29 ndeshje të zhvilluara.

29-vjeçari është pjesë e AIK-ut që nga viti 2023, ku u transferua nga Dijon i Francës, fillimisht në formë huazimi e pastaj edhe në mënyrë të përhershme.

Në karrierën e tij, Celina ka luajtur edhe për Stoke Cityn, Kasimpasan, Ipswichin, Swansean e për Manchester Cityn – në akademinë e këtij të fundit u zhvillua mesfushori kosovar./GazetaExpress/