Nagip Arifi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollorë
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor
Edhe pse këtë vit shkollorë nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj të vendeve të Bashkimit Evropian, shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ.
Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes.
Pushteti lokal edhe këtë vit ka mbështetur procesin edukativo-mësimor duke bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. “Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimdhënësit, ashtu dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi./BujanociNet/


