Eko Higjiena

Aksioni për mjedis të pastër vazhdon në Sllatinë të Poshtme, model për gjithë Vitinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Aktivitetet në kuadër të muajit për pastrimin e mjedisit kanë vijuar sot në fshatin Sllatinë e Poshtme, ku institucionet komunale dhe qytetarët u angazhuan në një aksion të përbashkët për ruajtjen e ambientit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Arton Musliu, bëri të ditur se aksioni u realizua në bashkëpunim me drejtoreshën për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Zyrafete Rama, asambleisten Elsa Jahija, përfaqësues lokalë dhe qytetarë të shumtë. Në këtë nismë u përfshinë edhe kryetari i fshatit Fatlum Fana, si dhe përfaqësues të kompanisë Eco-Higjiena.

Gjatë aksionit u pastruan hapësirat publike të fshatit, ndërsa u vlerësua se Sllatina e Poshtme tashmë konsiderohet një ndër fshatrat më të pastra në komunën e Vitisë.

Mobi Casa

Po ashtu, u theksua se ky lokalitet ka përfituar grant nga Luksemburgu për ndriçim solar, ndërkohë që banorët, me mjete vetanake, kanë mbjellë mbi 450 drunj dekorativë, duke dhënë shembull konkret të përkushtimit për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm./rajonipress/