FIDANISHTJA

Arrestime, plagosje dhe aksident fatal, bilanc i rëndë i ngjarjeve në rajonin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë një person tjetër. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje kabllosh, dëmi rreth 5 mijë euro

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, i cili kishte vjedhur kabllo elektrike në disa punishte, duke shkaktuar dëm rreth 5 mijë euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Aksident tragjik në Livoq, një i vdekur dhe dy të lënduar

FIDANISHTJA

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Livoq, ku janë përfshirë dy motoçikleta.

Si pasojë, një nga drejtuesit ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/