KKVITI

Dy persona në ndalim dhe 12 aktakuza për 14 persona, aksion i Prokurorisë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e kriminalitetit, duke ndaluar dy persona dhe duke ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë, njëri i dyshuar për veprën penale “vetëgjyqësia”, ndërsa tjetri për “dhunë në familje”.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka ngritur gjithsej 12 aktakuza që përfshijnë 14 persona të dyshuar për një sërë veprash penale. Katër aktakuza janë ngritur kundër gjashtë personave për “lëndim të lehtë trupor”, ndërsa dy aktakuza kundër dy personave për “vjedhje të shërbimeve”.

Eco Higjiena

Po ashtu, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “mashtrimi”, “dhuna në familje”, “vjedhje pylli”, “ngacmimi”, “rrezikimi i trafikut publik” dhe “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjilan thekson se do të vazhdojë me angazhim të shtuar në ndjekjen e veprave penale dhe forcimin e rendit dhe ligjit, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./rajonipress/