ARKATANA

Ardian Azemi i ashpër me opozitën në Gjilan : Jeni frikacakë, jeni për gjynah

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me këtë opozitë që ka sot Gjilani, Alban Hyseni largohet nga pozita vetëm kur të vendosë vetë të largohet. Jo loçkomana, opozitarizmi nuk bëhet duke heshtur e duke u fshehur skutave. Opozitarizmi bëhet duke e përballur pushtetin çdo ditë ka shkruar Ardian Azemi.

Postimi i plotë:

Eco Higjiena

Fatkeqësisht, zëri i vetëm opozitar në Gjilan paskam qenë unë. Prej më shumë se një viti që s’jam pjesë e asnjë partie politike, heshtje totale.
Jo pse kam bërë diçka të madhe, por sepse s’kam heshtur kurrë. Kjo ka peshë. Guximi për ta mbrojt interesin qytetarë, ka peshë.
Me këtë opozitë që ka sot Gjilani, Alban Hyseni largohet nga pozita vetëm kur të vendosë vetë të largohet.
Jo loçkomana, opozitarizmi nuk bëhet duke heshtur e duke u fshehur skutave. Opozitarizmi bëhet duke e përballur pushtetin çdo ditë.
Miliona fakte i keni në dorë për t’ia pamundësuar vazhdimin këtij pushteti të padijshëm, arrogant dhe pa vullnet për punë. Asnjërin nuk e shfrytëzoni.
Jeni frikacakë.
Jeni për gjynah.