KKVITI

Xhamitë në shënjestër, tri raste vjedhjesh dhe tentativash brenda ditësh

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e xhamisë dhe kanë thyer kasafortën. Tentim vjedhje nëpër xhami janë shënuar edhe në Topanicë e Rogoqicë.

Sipas ankuesit, përmes kamerave të sigurisë është vërejtur momenti kur një person hyn në objekt dhe me forcë arrin të hapë kasafortën, nga e cila janë marrë rreth 300 euro para të gatshme në monedha metalike.

Policia ka njoftuar prokurorin dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Tentativë vjedhjeje në xhaminë e Topanicës, dëmtohet kasaforta

Një tentativë për vjedhje është shënuar edhe në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e xhamisë.

Sipas raportimit të imamit, të dyshuarit kanë përdorur forcë për të thyer kasafortën, duke e dëmtuar atë, por nuk kanë arritur të përvetësojnë asgjë.

Uji Dea

Rasti është raportuar në polici, ndërsa me vendim të prokurorit ka nisur procedura hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dështim i grabitjes në xhaminë e Rogoqicës, autori largohet pa arritur qëllimin

Një tjetër rast i tentativës për vjedhje është regjistruar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës. Sipas ankuesit, imam i xhamisë, përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një person që ka hyrë në objekt dhe ka tentuar të thyejë kasafortën me mjete të forta.

Megjithatë, tentativa ka dështuar, pasi autori nuk ka arritur ta hapë kasafortën, duke shkaktuar vetëm dëmtime materiale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, ndërsa rasti mbetet në procedurë hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/