ARKATANA

Sekuestrohen mallra të dyshuara për kontrabandë në Korminjan të Poshtëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në Korminjan i Poshtëm – Muqivërrcë, një aksion policor i zhvilluar më 4 prill 2026 rreth orës 20:00 ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie mallrash të dyshuara për kontrabandë.

Policia ka ndaluar një traktor me drejtues mashkull kosovar, në rimorkion e të cilit janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Gjatë kontrollit është konstatuar se në mesin e ngarkesës kishte edhe kafshë dhe shpezë të imta.

ARKATANA

Mjeti transportues dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK). Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime të mëtejshme./rajonipress/