Arrestohet një person në Gjilan për dhunë ndaj prindit
Gjilan – Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 3 prillit 2026 rreth orës 21:30, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij.
Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, mashkull kosovar, pas ndërhyrjes së policisë është shoqëruar në stacion për intervistim. Pas procedurave fillestare dhe me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është në trajtim dhe hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./rajonipress/


