Bedri Hamza nga Gjilani dhe Vitia: PDK do të jetë zë dhe shpresë për qytetarët
Gjilan – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në Gjilan dhe Viti, ku është takuar me strukturat lokale të partisë dhe asamblistët.
Gjatë këtyre takimeve, Hamza theksoi nevojën për angazhim maksimal nga të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e PDK-së, duke vënë në pah rëndësinë e afërsisë me qytetarët dhe adresimit të kërkesave të tyre.
Ai u shpreh se PDK synon të jetë pranë çdo qytetari, duke u pozicionuar si zë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.
Sipas tij, përfshirja aktive dhe mobilizimi i strukturave partiake është kyç për realizimin e objektivave politike dhe zhvillimore.
Hamza paralajmëroi se në ditët në vijim do të vazhdojë vizitat në qytete të tjera të Kosovës, në kuadër të takimeve me strukturat dhe mbështetësit e partisë, me qëllim forcimin e organizimit dhe komunikimit me bazën./rajonipress/



