Fundamenti

Hapa drejt reformës në menaxhimin e prokurorive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me hapa të sigurt drejt ndryshimit funksional në fushën e menaxhimit të prokurorive, theksohet në takimet e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive me kryeprokurorët në Prizren dhe Gjilan

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga Prof. As. Dr. Dardan Vuniqi, së bashku me anëtarët Sebahate Sinani dhe Ersan Qavolli, si dhe Diellza Bajrami nga SKPK-ja, qëndruan në Prizren dhe në Gjilan. Atje, në dy prokurori themelore, sot u zhvilluan diskutime për koordinimin e veprimeve të përbashkëta në funksion të fuqizimit të sistemit prokurorial.

Të pritur nga kryeprokurorët Petrit Kryeziu dhe Arben Kadriu me ekipet e tyre, diskutimi i sotëm kishte një qëllim si të bëhet sistemi më i shpejtë, më transparent dhe më i përgjegjshëm, ku fokusi i takimeve ishte te veprimi, planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit, burimeve njerëzore dhe avancimi i Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL)

KKVITI

“Ne dëshirojmë dhe angazhohemi përditë që me hapa të sigurt të arrijmë ndryshimet funksionale në fushën e menaxhimit të prokurorive”, tha Prof.As.Dr.Dardan Vuniqi, duke nënvizuar se koordinimi funksional arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga ana e tyre, kryeprokurorët Kryeziu dhe Gashi riafirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ngushtë dhe për forcimin e koordinimit me Komisionin, me synimin që çdo proces, duke filluar nga menaxhimi deri te vendimmarrja, të jetë më i qëndrueshëm dhe më efektiv.