ARKATANA

Përplasje në Kuvend, Haradinaj Kurtit “Paguan zagarë për të fyer shqiptarë”, Haxhiu ia ndalë fjalën kreut të AAK’së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim dhe përgjegjësi për çmimet e larta, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën.

“Sot erdh mashtruesi para nesh me një mashtrim ideal”, tha Haradinaj, ndërsa Haxhiu i tha “kujdes fjalorin”.

“Ju luftem, mashtrimi nuk është fyerje. Sot ndodhi një mashtrim në këtë foltore e po dua ta demaskoj”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kurti mban përgjegjësi për rritjen e çmimeve dhe faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.

ARKATANA

“Oligarkët tu kryeministër janë tu shitë e tu ble energji. Edhe po ju shtohen kompanitë përditë njerëzve të afërm të tu”, tha ai.

Haradinaj tha se Kurti “shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët”.

Këtu, Haxhiu kërkoi që Haradinajt t’i ndalet fjala.

Ai pati një përplasje me Haxhiun më pas, e cila i kërkoi të ulej në vend.