Demagogjia e Alban Hysenit s`ka të ndalur, prezanton “projektet e mëdha”, që Gjilani kurrë si ka përjetuar
Gjilan – Alban Hyseni po vazhdon të shes demagogji para gjilanasve duke ofruar projekte gjoja të mëdha të përfunduara me një qeverisje llogaridhënëse. Asnjëra në fakt nuk është reale sepse Gjilani ka ngecur në të gjitha drejtimet.
Nuk ju duhet shumë për të kuptuar demagogjinë e Alban Hysenit. Në çdo fjali ka gënjeshtra e mashtrime. Shikojeni se sa me mjeshtri arrin të shesh këto rrena të kulluara.
Në vend se të merret me gjendjen reale në teren, në vend se të rehatojë qytetarët nga qentë endacak dhe në vend se të trajtojë kompanitë që shumicën i ka futur në borxhe duke mos ua paguar obligimet e përfunduara, ai shet mend dhe tregon gjoja aftësi menaxhuese.
Lexojeni njoftimin e tij në rrjetet sociale dhe bindeni vet se ky “kryetar kukull” veç kryetar serioz nuk mund të jetë.
Shkrimi i Alban Hysenit:
Së bashku me ekipin e drejtorëve, zhvilluam takimin e rregullt të punës për të analizuar progresin e deritashëm të qeverisjes tonë lokale. Ky fillim mandati po konfirmon përkushtimin tonë për t’i çuar proceset përpara me efikasitet dhe transparencë.
Gjatë këtij takimi, drejtorët raportuan mbi:
Reformat në Kadastër – Thjeshtimi i procedurave dhe rritja e efikasitetit për shërbime më të shpejta ndaj qytetarëve.
Projektet e Mëdha – Jemi në fazën e përfundimit të projekteve madhore infrastrukturore që do të ndryshojnë pamjen e qytetit tonë.
Zotimet e Mandatit të Ri – Definimi i hapave konkretë për shtyrjen përpara të premtimeve tona gjatë këtij katërvjeçari.
Dinamika në Terren – Mbikëqyrja e vazhdueshme e punimeve për të siguruar cilësi dhe afate rekorde.
Qeverisja jonë, edhe në këtë mandat, po dëshmon një standard të ri të llogaridhënies. Punët që po bëjmë sot janë baza e ndryshimit të madh që kemi premtuar, me fokus të plotë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e secilit banor.
Vazhdojmë me ritëm të shtuar!


