Eni Koçi me fanellë të Kosovës: Do fitojmë apo ajo?
Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, atmosfera e entuziazmit ka përfshirë gjithë vendin, nga tifozët e deri te emrat e njohur të skenës publike.
Mes tyre është edhe këngëtarja Eni Koçi, e cila ka shprehur përkrahjen e saj përmes rrjeteve sociale.
Ajo është shfaqur me fanellën e Kosovës, ndërsa në disa fotografi pozon krah vajzës së saj duke bërë simbolin e shqiponjës.
Postimin e ka shoqëruar me fjalët: “Do fitojmë apo jo?”.
Ndërkohë, kjo mbrëmje ka një domethënie të veçantë edhe për Edon Zhegrovën, i cili feston ditëlindjen e tij të 27-të pikërisht në një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës.
Dita e finales historike në “Fadil Vokrri”, Kida: Kupa e Botës po na pret, suksese Kosovë
Me një stadium të mbushur dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët, kjo përballje pritet të shndërrohet në një mbrëmje të paharrueshme, ku sporti, emocionet dhe krenaria kombëtare bashkohen në një moment që mund të shkruajë histori për Kosovën. /Telegrafi/


