Eko Higjiena

Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po vazhdon të mbajë takime të rregullta me zyrtarët komunalë, me fokus në avancimin dhe realizimin e projekteve të shumta zhvillimore në këtë komunë.

Në këto takime pune, një rëndësi e veçantë po i kushtohet projektit për transformimin e objektit të vjetër të shkollës së mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Eco Higjiena

Sipas planifikimeve, ky objekt pos që do të shndërrohet në inkubator biznesi, do të përdorët edhe për qëllime të tjera ku në mesin e tyre parashihet të ndërtohet edhe salla e re e teatrit.

Haliti ka theksuar se përmes këtij projekti synohet që të krijohen kushte më të mira për qytetarët e Vitisë, duke e kthyer këtë zonë në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe kulturore./rajonipress/