Përurohet aneksi i urës në Pogragjë, projekt i përbashkët për rritjen e sigurisë publike
Gjilan – Në fshatin Pogragjë të Gjilanit, të enjtën, është përuruar aneksi i urës, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policia e Kosovës dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), me mbështetjen e Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Ky projekt është realizuar me qëllim të rritjes së sigurisë për banorët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë këtë segment rrugor. Aneksi i ndërtuar i urës mundëson qarkullim më të sigurt për këmbësorët dhe ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e rreziqeve të mundshme.
Nga organizatorët u theksua se ky investim përbën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe në garantimin e sigurisë publike për komunitetin. Njëkohësisht, u vlerësua mbështetja e OSBE-së si faktor kyç në realizimin e këtij projekti.
Këshilli Lokal për Siguri Publike në Pogragjë dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të identifikuar dhe adresuar nevojat e qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe funksional për të gjithë./rajonipress/


