FIDANISHTJA

Sokol Haliti nderon Shaqir Palushin për kontribut humanitar në mbështetje të qytetarëve në nevojë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sokol Haliti ka nderuar me mirënjohje Shaqir Palushi për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushën e humanizmit dhe solidaritetit shoqëror. Ky vlerësim vjen si shenjë falënderimi për angazhimin e Palushit në mbështetje të qytetarëve në nevojë, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë sociale dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Në veçanti, Palushi ka ndihmuar veteranin e tri luftërave, Xheme Rexhepi, duke i mundësuar trajtim mjekësor përmes mbështetjes financiare.

UBT

Krahas kësaj, ai ka siguruar edhe një krevat elektrik ortopedik, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe procesin e rehabilitimit të veteranit.
Ky gjest human është vlerësuar si një shembull i mirë i solidaritetit dhe kujdesit ndaj atyre që kanë dhënë kontribut për vendin.

Nga Komuna e Vitisë theksohet se iniciativa të tilla jo vetëm që ndihmojnë individët në nevojë, por edhe forcojnë ndjenjën e bashkësisë dhe promovojnë vlera të rëndësishme shoqërore./rajonipress/