Uji Dea

Maliqi: Luksi është ndërprerë, po mendojmë për investime serioze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zijadin Maliqi drejtor për financa tha për rajonipress se tashmë janë nisur përgatitjet për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2016. Ky buxhet pritet të ketë një shifër prej 21 milion euro derisa prioritet janë investimet kapitale, ato në infrastrukturë, trotuare, ndriçim publik, mirëmbajtje të rrugëve, parqeve.

Zijadin Maliqi i cili ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e financave në një bisedë për rajonipress ka treguar detajet rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2016.

Maliqi thotë se tashmë përgatitjet kanë filluar derisa ky buxhet pritet të arrijë në 21 milion euro. “Janë pagat, investimet kapitale, investimet në rrugë e infrastrukturë, trotuare, ndriçim, e parqe, mirëmbajte të rrugëve, shërbime e mallra” etj.

FIDANISHTJA

Maliqi tha se sivjet do t`i kushtohet një kujdes më i madh planifikimit të buxhetit edhe pse luksi është ndalur. “Me ardhjen në pushtet të Lutfi Hazirit janë ndalur darkat e drekat dhe është ndalur luksi. S`ka më shpenzime për telefona e ekskursione” tha Maliqi.

Maliqi tha se tashmë janë në fazën përgatitore të planifikimit të buxhetit derisa parashohin të mbahen disa debate e dëgjime publike në fshatra dhe vet qytetin. “Pasi të dëgjojmë këto propozime e vërejtje ne duhet ta procesojmë brenda shtatorit në bord dhe Kuvend kurse 30 shtatori është afati i fundit kur duhet edhe të dorëzohet në MEF”.

Maliqi tha se sivjet të hyrat vetanake kanë shënuar rritje sidomos dy muajt korrik e gushtë kohë kjo kur vijnë mërgimtarët tha Maliqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.