Arrestohet një grua në Stançiq, dërgohet në vuajtje të dënimit
Gjilan – Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Stançiq, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata kompetente.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar më 21 mars 2026 rreth orës 17:00, ndërsa pas ndalimit, e dyshuara është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit gjyqësor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është realizuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi./rajonipress/


