Mobi Casa

Sokol Haliti viziton Bashkësinë Islame në Viti: Fitër Bajrami, festë e unitetit dhe vlerave njerëzore

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka realizuar një vizitë në Bashkësinë Islame në Viti, ku është pritur nga përfaqësuesit e këtij institucioni fetar.

Me këtë rast, Haliti ka përcjellë urimet më të përzemërta për Kryetarin e Bashkësisë Islame dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e thellë shpirtërore dhe shoqërore që bart kjo festë.

“Fitër Bajrami është një festë që na bashkon dhe na kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Paqja, harmonia dhe toleranca janë shtyllat e forta që e mbajnë shoqërinë tonë të qëndrueshme dhe të bashkuar”, ka deklaruar ai.

FIDANISHTJA

Vizita e kryetarit Haliti u vlerësua si një akt simbolik i bashkëpunimit institucional dhe respektit ndaj komunitetit fetar, duke reflektuar frymën e unitetit dhe bashkëjetesës që karakterizon shoqërinë në Viti.

Në përfundim, ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, begati dhe harmoni në çdo familje.

Gëzuar Fitër Bajramin!