Tentim vrasje në Gjilan, i dyshuari në arrati pas sulmit fizik
Gjilan – Një rast i rëndë i tentim vrasjes është raportuar më 18 mars 2026, rreth orës 13:30, në rrugën e Kamenicës në Gjilan. Sipas njoftimeve zyrtare, një person i dyshuar, mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet dhe janë në kërkim të të dyshuarit njoftoi policia e Kosovws./rajonipress/


