Fundamenti

Sokol Haliti uron besimtarët për Fitër Bajram: Festë e paqes, solidaritetit dhe shpresës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, duke u drejtuar të gjithë besimtarëve të besimit islam me urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, Haliti ka theksuar se kjo festë vjen pas një muaji të shenjtë të përkushtimit, sakrificës dhe reflektimit gjatë Ramazanit, duke e cilësuar atë si një shpërblim shpirtëror për besimtarët dhe një moment të rëndësishëm për forcimin e vlerave njerëzore dhe shoqërore.

UBT

“Le të shërbejë kjo ditë si një thirrje për më shumë humanizëm, përkujdesje ndaj njëri-tjetrit dhe për forcimin e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë ndërmjet nesh”, ka theksuar ai.
Në përmbyllje të urimit, kryetari Haliti ka shprehur dëshirën që gëzimi i kësaj feste të hyjë në çdo vatër familjare, duke u përcjellë me harmoni, mirësi dhe shpresë për ditë më të mira për të gjithë qytetarët.

“Gëzuar Fitër Bajramin!”, thuhet në mesazhin e tij.