KKVITI

Në Viti po realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe institucionale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në qytetin e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e disa projekteve të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët.

Aktualisht, në qytetin e Vitisë janë duke u zhvilluar punime për shtrimin e rrjetit elektrik nëntokësor, një investim i rëndësishëm që do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe në përmirësimin e pamjes urbane të qytetit.

Në të njëjtën kohë, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes publike, i cili do të krijojë kushte më të mira për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës së hershme.

UBT

Ndërkohë bëhet me disa se në disa pjesë është duke u bërë edhe sanimi i rrugëve të dëmtuara.

Gjithashtu, në fazë ndërtimi është edhe objekti i ri i gjykatës themelore në Gjilan-dega në Viti, një projekt me rëndësi të veçantë për forcimin e infrastrukturës institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e drejtësisë./rajonipress/