Hidromorava

Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj dy personave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave, të dyshuar për vepër të rëndë penale.

Sipas njoftimit zyrtar, më 16 mars 2026 është ngritur një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vrasje në tentativë”, e paraparë me nenin 172, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Autoritetet e drejtësisë nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa procedurat ligjore ndaj të akuzuarve pritet të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe trajtimin e rasteve penale, veçanërisht atyre që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve./rajonipress/