Uji Dea

Haliti me Bordin e Drejtorëve: Diskutohet për “Flakadanin e Karadakut 2026”, bursat për studentë dhe vizitën në Gjermani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komuna e Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve, ku janë trajtuar një sërë çështjesh që lidhen me aktivitetet dhe angazhimet institucionale për ditët dhe javët në vijim.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet dhe ecurinë e organizimit të manifestimit tradicional kulturor dhe sportiv Flakadani i Karadakut, i cili edhe këtë vit pritet të sjellë aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe përkujtimore. U theksua se edicioni i vitit 2026 ka një simbolikë të veçantë, pasi shënon 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi.

Në mbledhje u trajtua edhe çështja e bursave për studentë. Drejtorët diskutuan për kriteret e përzgjedhjes, numrin e përfituesve dhe procedurat që do të ndiqen, me synimin që mbështetja komunale të shkojë tek studentët me rezultate të mira dhe që kanë më shumë nevojë për përkrahje.

Mobi Casa

Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe vizita zyrtare që kryetari Haliti pritet ta zhvillojë javën e ardhshme në Kirchhain, e cila lidhet me forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe zgjerimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë.

Në përmbyllje të takimit janë shqyrtuar edhe çështje të tjera që lidhen me projektet dhe punët aktuale të komunës, me theks të veçantë në koordinimin e aktiviteteve dhe përmbushjen e obligimeve institucionale në shërbim të qytetarëve./rajonipress/