Fundamenti

Ramadani: Kurti është bërë “djalë i mirë” në dialog me Serbinë, shkeli Kushtetutën duke njohur dokumentet ‘paralele’

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Me rastin e nisjes së zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, analisti Burim Ramadani, thotë se “koncesioni për njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë është edhe i gabueshëm, edhe i papranueshëm, edhe anti-kushtetues”.

Ai deklaron se “për më shumë, as nuk ka vendim Qeverie dhe as ndryshim ligji nga Parlamenti për këtë koncesion ndaj Serbisë”.

FIDANISHTJA

Sipas Ramadanit, “Kurti – duke mos marrë vendim zyrtar, por vetëm urdhër goje – i shmanget kështu dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, sepse kjo do të dilte qartë shkelje kushtetuese”.