Eko Higjiena

Shefi i UNMIK-ut i kënaqur që BE-ja e bindi Kurtin të japë më shumë kohë për ligjin për të huajt

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet.

Në reagim thuhet se, Due, vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi.

ARKATANA

‘‘SRSG Peter Due përshëndet marrëveshjen e sotme. Ai vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi dhe do të mbështesë një ambient të favorshëm për dialog, besim dhe stabilitet’’, thuhet në reagim.