Katër persona arrestohen për kanosje dhe sulm fizik në Kamenicë
Kamenicë – Katër persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një qytetar pas një mosmarrëveshjeje në rrugën Doruntina në Kamenicë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 13 mars 2026 rreth orës 14:00, kur katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një konflikt me një viktimë mashkull kosovar, të cilin më pas e kanë sulmuar fizikisht.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


