ARKATANA

Bashkëpunim institucional për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryeprokurori i Prokuroria Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur në një takim pune koordinatoren për rastet e dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional për forcimin e mekanizmave në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Në këtë vizitë, Pula ishte e shoqëruar edhe nga koordinatori nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni.

Në takim mori pjesë gjithashtu edhe koordinatorja për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Rozelinda Manastiri.

Uji Dea

Gjatë diskutimeve u trajtua funksionimi i zinxhirit ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, shkëmbimi i praktikave më të mira, sfidat me të cilat përballen institucionet dhe mënyrat konkrete për rritjen e efikasitetit dhe reagimit të shpejtë institucional.

Pjesëmarrësit u dakorduan që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet të lartë, profesionalizëm dhe veprime të menjëhershme procedurale, me qëllim të garantimit të sigurisë së viktimave dhe zbatimit të plotë të legjislacionit në fuqi.

Nga kjo prokurori u theksua se Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar për trajtimin me seriozitet të rasteve të dhunës në familje, duke garantuar reagim të shpejtë dhe trajtim profesional për viktimat./rajonipress/