UBT

1,827 gjoba për një javë në Gjilan, policia shton kontrollet në trafik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar aktivitetet në trafikun rrugor gjatë javës së fundit, duke shqiptuar gjithsej 1,827 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë periudhës 6 – 12 mars 2026, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik kanë ndërmarrë një sërë veprimesh kontrolluese dhe hetimore.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 13 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 18 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, policia ka shqiptuar 72 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 32 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 31 gjoba për modifikim të paligjshëm të automjeteve, kryesisht për vendosjen e folieve të errëta në xhama.

Hidromorava

Në kuadër të masave ndëshkuese, janë shqiptuar edhe 36 masa të ndalimit të drejtimit të automjeteve për ngasës të ndryshëm që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet janë pjesë e aktiviteteve të koordinuara me ROADPOL, me fokus të veçantë në rritjen e sigurisë në rrugë dhe përdorimin e rripit të sigurisë nga të gjithë personat që ndodhen në automjet.

Autoritetet rikujtojnë se sipas legjislacionit në fuqi, mosvendosja e rripit të sigurisë dënohet me gjobë prej 150 euro, ndërsa kontrollet në rrugët e rajonit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës në trafik njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/