Uji Dea

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të prokurorisë, një aktakuzë është ngritur kundër dy personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuza e dytë është ngritur kundër dy personave të tjerë për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.

Hidromorava

Ndërsa aktakuza e tretë është ngritur kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ligjore ndaj të gjithë personave që dyshohen për përfshirje në vepra penale, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë për qytetarët./rajonipress/