Eko Higjiena

Hetohet një rast i vjedhjes së armës me leje në Smirë të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Smirë, ku një person dyshohet se ka vjedhur një armë me leje nga një qytetar tjetër.

Sipas informacioneve të para, rasti është raportuar më 7 mars 2026 rreth orës 11:45, kur viktima, mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet se arma e tij me leje i ishte marrë nga një i dyshuar, gjithashtu mashkull kosovar.

FIDANISHTJA

Rasti është iniciuar zyrtarisht më 9 mars 2026, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësinë e personit të dyshuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi./rajonipress/