Sokoli çdo ditë në teren inspekton projektet, Gjilani e Kamenica në pushime
Viti – Sokol Haliti nuk ka ditë që nuk inspekton ose promovon projektet e nisura derisa kjo nuk po ndodhë me komunën e Gjilanit dhe të Kamenicës të cilët prioritet i kanë dhënë pushimeve verore.
Përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit” ka filluar së realizuari projekti i shtrirjes së ujësjellësit në të dy anët e rrugës.
Ndonëse në këtë pjesë ka ekzistuar rrjeti i ujësjellësit, ky projekt ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të ujit ngase gypat aktual do të jenë më të gjerë se ata që ishin deri më tani.
Për të parë nga afër punimet që po bëhen në këtë projekt i cili financohet nga kompania regjionale e ujit “Hidromorava”, sot ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi.
Ditë më parë në këtë rrugë ka filluar edhe realizimi i projektit të trotuarit për këmbësorë./rajonipress/


