Mobi Casa

Banorët e Pozheranit e Tërpezës kërkojnë investime në shkollë e infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Diskutimet publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2016-2018, janë mbajtur në Pozheran dhe Tërpezë, ku banorët kanë paraqitur kërkesat për projektet prioritare në lokalitetet e tyre.

Në të dy takimet, drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, njoftoi për buxhetin komunal dhe procedurat e miratimit tij.

Ndërsa Hasan Aliu zv.kryetari i komunës së Vitisë ka theksuar angazhimin institucional në ndarjen e drejtë të buxhetit në gjitha lokalitetet sipas prioriteteve që paraqiten nga vetë banorët.

Naim Pira kryesues i Kuvendit komunal të Vitisë, ka thënë se Kuvendi do të marrë hapat ligjor, ndërsa u shpreh se Institucionet do të jenë të angazhuara që edhe përmes donacioneve dhe grandeve qeveritare të arrihet të plotësohen nevojat dhe kërkesat e banorëve që paraqiten.

ARKATANA

Madje ai përmendi premtimet në Pozheran që siç tha, janë duke u konkretizuar dhe do të realizohen.

Në Pozheran u përmend si prioritet ndërtimi i objektit të shkollës fillore, përfundimi i rrjetit të kanalizimit në të gjitha lagjet, trotuari përgjatë rrugës Pozheran-Viti përbrenda fshatit, mundësia për rregullimin të rrugëve bujqësore etj.

Ndërsa në Tërpezë, kanë kërkuar riparimin e rrjetit të ujësjellësit, rregullimi dhe asfaltimi i disa rrugëve të fshatit që janë në gjendje të keqe, rruga bujqësore Tërpezë-Zhiti, ndërtimi i fushës sportive etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.