Haliti e shndërron komunën e Vitisë në vend punishte
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dje ka vazhduar me inspektimin e punimeve të disa projekteve të rëndësishme të cilat janë duke u realizuar në territorin e kësaj komune.
Me këtë rast ai ka parë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Zhiti, ndërtimin e objektit të ri të shkollës në fshatin Ballancë i cili është në fazën përfundimtare.
Po ashtu ai ka vizituar edhe lumin “Morava e Binqës” ku është duke u bërë pastrimi i këtij lumi pasi që mbyllja e saj ishte cilësuar si problematike sepse nga kjo më parë ishin shkaktuar përmbytja e qindra hektarë bujqësore në territorin e kësaj komune./rajonipress/


