Loti në ekran
Poezi nga Ismet Rashiti
Loti në ekran s’ishte veç ujë,
ishte gjak i kthyer në dritë,
ishte britmë e ngrirë në kohë,
që çau natën me heshtje të thellē,
Ai foli pa zë, por me rrufe,
për gjenocidin mbi shqiptarët,
për dorën barbare të shtetit serb
që mbolli trishtim mbi trupat e fēmijēve.
Tani ç’të them tjetēr?
Fjalët më bien si gjethe të djegura,
buzëqeshjet treten si bora në prill,
këngët më mbeten varre të hapura.
S’ka dokumentar që e mban dhimbjen,
as varg që e shuan atë flakë nē zemēr;
kam vetëm dhembje që rri zgjuar,
trishtim që s’gjen prehje kurrē.
Homazhe të heshtura mbi eshtra,
përulje para hirit të shenjtë,
për fëmijët e djegur në vatër,
si engjëj të thyer në ag të zbehtë.
Dhe loti në ekran – i patharë,
si një det që s’gjen vend për t’u derdhur,
mbetet dëshmi, mbetet kujtesë,
mbetet plagë që s’pranon të mbyllet kurrē!


