UBT

Emërtimi i rrugëve në qytet kah fundi, niset menjëherë me emërtime në fshatra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komisioni Komunal për emërtim të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve të reja duke trajtuar edhe të gjitha emërtimet e deritanishme, është në përfundim të punës për emërtimet në qytet, ndërsa sot në mbledhjen e radhës të pranishëm ishin edhe kryetarët e Këshillave të Fshatrave, të cilët janë informuar dhe është bërë ndarja e lokacioneve për takime publike nëpër fshatra, në mënyrë që edhe atje të bëhen emërtimet e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve.

Me këtë rast në këtë takim të këtij komisioni, që është në një përbërje të gjerë prej përfaqësuesve politik, shoqërisë civile, historianëve, gjeografëve, artistëve dhe përfaqësuesve të tjerë, janë njoftuar kryetarët e Këshillave të Fshatrave, për takimet që do t’i mbaj komisioni komunal me këshillat e fshatrave dhe qytetarët e atyre lokacioneve.

Mobi Casa

Kështu është informuar se më 28 gusht nisin me takimin në fshatin Malishevë me rrethinë dhe do të jetë takimi i parë i komisionit, për të vazhduar me 1 shtator në fshatin Dobërqan, pastaj më 3 shtator në Përlepnicë, 8 shtator në Pogragjë, 10 shtator në Zhegër, 15 shtator në Livoç të Epërm, 18 shtator në Livoç të Poshtëm, 22 shtator në fshatin Bresalc dhe më 25 shtator në Cërrnicë.

Ndryshe në këtë takim të sotëm, prezent ishte edhe ekipi monitorues i OSBE – së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.