Fansat e pakënaqur, Rita nuk merr pjesë në ceremoninë hapëse të X Factor
Këngëtarja e shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të humbasë premierën e “X Factorit” që do të mbahet në Londër këtë javë, për shkak të turneut të saj promovues në Amerikë.
24-vjeçarja, konsiderohet si njëra ndër yjet kryesore të kësaj ngjarjeje, kurse mungesa e saj do të jetë mjaft e madhe në ditën hapëse të “X Factorit”, transmeton Koha.net. Ky lajm ka qenë një “goditje e vërtetë”, për ekipin në ITV.
Grupi i përbërë nga Simon Cowell, Cheryl Fernandez-Versini dhe Nick Grimshaw, do të zbresin në tepihun e kuq pa Rita Orën.
“Nuk do të jetë i njëjti efekt nëse njëri nga ata mungon në ditën hapëse”, ka thënë një fans i kësaj ngjarje.
Rita së fundmi ka lansuar projektin e saj, “Body On Me”, në bashkëpunim me Chris Brown që është pritur mjaft mirë nga publiku.


