ARKATANA

Katër aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 04 shkurt 2026 ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 i Kodit Penal të Kosovës.

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/