UBT

Tahir Maloku, një emër që ndërton dhe ndihmon, biznes me ndershmëri, humanizëm me shpirt

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tahir Maloku është një emër i njohur jo vetëm në botën e biznesit, por edhe në jetën shoqërore dhe humane të Kosovës. Si themelues dhe president i Kompanisë “Fitorja”, ai përfaqëson modelin e sipërmarrësit që suksesin e ndërton mbi punë të ndershme, përkushtim, kualitet dhe sinqeritet. Këto vlera kanë qenë themeli mbi të cilin është ndërtuar kompania dhe arsyeja pse ajo është ruajtur dhe do të ruhet me përkushtim të veçantë nga ai dhe pasardhësit e tij.

Përtej suksesit biznesor, Tahir Maloku shquhet si një bamirës dhe human i madh. Në kohët më të rënda për vendin, ai ka qenë pranë familjeve skamnore, duke ofruar ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme për ata që kishin më së shumti nevojë. Humanizmi i tij nuk ka qenë kurrë i kushtëzuar apo i zhurmshëm, por i sinqertë dhe i dalë nga zemra.

Një dëshmi e qartë e vizionit dhe dashurisë së tij për të ardhmen e Kosovës është mbështetja e qindra studentëve të dalluar, të cilët kanë arritur rezultate maksimale me nota 10. Përmes bursave që u ka ofruar, Tahir Maloku ka investuar drejtpërdrejt në dijen, rininë dhe shpresën e vendit, duke besuar se arsimi është shtylla më e fortë e një shteti të qëndrueshëm.

E gjithë kjo flet qartë se Tahir Maloku e do Kosovën me zemër e me shpirt, jo vetëm përmes fjalëve, por përmes veprave. Kontributi i tij në ekonomi, në arsim dhe në humanizëm e bën atë një figurë respekti dhe një shembull se si suksesi personal merr vlerë të vërtetë vetëm kur ndahet me të tjerët.

Solidaritet në kohë sakrifice

Me respekt të thellë dhe mirënjohje të veçantë, Murat Mushica e përmend gjithmonë dhe nuk e harron kurrë ndihmën e pakursyer të Tahir Malokut nga Ferizaji, një njeri me zemër të madhe dhe shpirt fisnik.

Në një periudhë të vështirë, kur sfidat ishin të shumta dhe rrugët dukeshin të mbyllura, Tahir Maloku u bë mbështetje vendimtare që djali i tij, Flamuri, të përfundonte studimet me sukses të shkëlqyeshëm, duke arritur rezultate maksimale. Ky gjest nuk ishte vetëm një akt ndihme, por një dëshmi e qartë se humaniteti, solidariteti dhe besimi në dije nuk shuhet as në kohët më të rënda, por përkundrazi, merr kuptim edhe më të madh.

Një kompani e ndërtuar mbi ndershmëri, vizion dhe përkushtim për Kosovën

Uji Dea

Tahir Maloku si President i Kompanisë “FITORJA” flet me mburrje e krenari për investimet gjigante në të gjitha trojet shqiptare.

Kompania “FITORJA” është ndërtuar mbi themele të forta pune dhe dashurie, kualiteti dhe sinqeriteti. Çdo arritje e saj është fryt i përkushtimit të palëkundur, i besimit në vlera dhe i respektit ndaj punëtorëve, partnerëve dhe shoqërisë.

Pikërisht për këto arsye, “FITORJA” është ruajtur me përkushtim të veçantë dhe do të vazhdojë të ruhet me xhelozi nga unë dhe pasardhësit e mi, si një trashëgimi e ndërtuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Kjo kompani nuk përfaqëson vetëm suksesin ekonomik, por edhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm, për humanizëm dhe për kontribut të vazhdueshëm në të ardhmen e Kosovës.

Historiku i Kompanisë “Fitorja LLC”

Kompania “Fitorja LLC” ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 1990, si një biznes familjar i themeluar nga familja Maloku, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve. Në vitet e para të veprimtarisë, gjatë dekadës së ’90-tës, kompania ishte e përqendruar kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e rërës dhe të tullave prej betoni, duke vendosur themelet e para të një zhvillimi të qëndrueshëm.

Me kalimin e kohës dhe në përputhje me kërkesat e tregut, “Fitorja SH.PK” shënoi një zgjerim të rëndësishëm të aktivitetit të saj. Brenda një periudhe katërvjeçare, kompania hyri edhe në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, duke u shndërruar gradualisht në një emër të besueshëm në këtë fushë.

Sot, “Fitorja SH.PK” përfaqëson një kompani me shtrirje rajonale, duke ofruar shërbime në katër shtete: Republikën e Kosovës, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me një ekip prej rreth 600 punonjësish dhe degë funksionale në secilin prej këtyre vendeve, kompania vazhdon të konsolidojë pozitën e saj si një nga operatorët më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës në rajon./rajonipress/