Policia e Gjilanit konfiskon substanca narkotike
Gjilan – Në rrugën “Tefta Teshko” në Gjilan raportohet se gjatë kontrollit të një objektit përcjellës të shtëpisë e improvizuar si zyre, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë me peshë 29 gram, kokainë me peshë 0.2 gram dhe 12 qese me fara të kanabis sativa, dy peshore digjitale dhe para të gatshme 65 euro.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


