ARKATANA

Prokuroria e Gjilanit pret dritën jeshile për të hetuar krimet e luftës në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror thotë për rajonipress se shumë shpejt pritet që zyra e kryeprokurorit të shtetit të vendos që disa lëndë që kanë të bëjnë me krimet e luftës të hetohen edhe nga departamenti për krime të rënda nëpër prokurorit themelore në komunat e Kosovës.

Jetish Maloku është i bindur se ky hap i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit mund të realizohet pa ndonjë problem sepse siç thotë ai tek e fundit edhe prokurorët tanë për krime të rënda duhet definitivisht të kenë jo vetëm dijen profesionale, por edhe guximin për të hetuar të gjitha veprat penale, pse jo edhe të atyre të luftës.

ARKATANA

Maloku thotë se janë disa lëndë ose Dosje të mëdha që nuk mund të hetohen pa ndihmën e ndërkombëtarëve për shkak të natyrës së disa veprave penale të krimeve të rënda të luftës, por pse me ato që janë mundësit reale të mos fillohet për hetimin e tyre.

Maloku nuk ka saktësuar nëse në këto hetime do të përfshihen Dosja e Zhegrës, Llashticës, Lladovës, Zhegovcit, Bresalcit e vrasjet në qytet, por tha se e rëndësishme është që ka përkrahje iniciativa dhe janë biseduar kapacitetet dhe vullneti brenda institucionit të prokurorisë, në mënyrë që edhe ne vendorët t`i qasemi disa veprave penale të tilla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.