Selver Lenjani zhgënjehet edhe nga Skender Hyseni
Gjilan – Vizita e qeveritarëve më të lartë të shtetit në Kamenicë është parë me shumë skepticizëm nga Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës. Lenjani tha për rajonipress se këto vizita më tepër janë protokollare dhe sa për të bërë foto, sepse janë anashkaluar problemet reale siç është rasti me vijnë kufitare dhe kontestin e madh që kemi me Serbinë. Skender Hyseni të paktën është dashur ta dëgjojë rrëfimin tonë thotë ai.
Edhe Skender Hyseni ashtu sikurse Isa Mustafa e kanë injoruar takimin dhe kontaktin me përfaqësuesit e fshatit Karaqevë të cilët me vite jetojnë me ankth dhe pasiguri përballë tytave të xhandarmërisë serbe.
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se është tepër i zhgënjyer në Skënder Hysenin. “I pari i ministrisë së punëve të brendshme ka pasur rastin që të dëgjojë nga dora e parë rrëfimet rreth vijës kufitare. Ndihem shumë i zhgënjyer që të paktën Skender Hyseni nuk e dëgjojë nga dora e parë rrëfimin për problemin e Karaqevës” u shpreh Lenjani.
Lenjani tha se edhe Isa Mustafa edhe Skender Hyseni i kanë anashkaluar problemet reale. “Është shumë jo korrekte të thuhet nga këta zyrtar se ka siguri të plotë në Kamenicë e nuk përmendet me asnjë fjali problemi i Karaqevës. Këta pushtetar qëllimisht ose naivisht po shkelin mbi të drejtën juridike që gjithmonë e ka pasur Kosova për të menaxhuar kufij real dhe ekzistues” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se tani e vetmja shpresë ka mbetur tek presidentja e vendit e cila ka paralajmëruar se do ta vizitojë Karaqevën./rajonipress/
AKP-ja mbetet pa ‘motor’ dhe jofunksionale


