“Vatra” kujton Islam Demirin
Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra”Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë, sot, ka bere homazhe tek varri i atdhetarit të ndjerë inxhinier Islam Demiri në Varrezat e qytetit ne Gjilan.
Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra” Gentiana Shabani dhe të pranishmit evokuan kujtime për z. Islam Demirin i cili ishte një atdhetar i dalluar nga Kosova Lindore ku në vitin 2005 ishte njeri nga themeluesit e “Vatrës” në Gjilan, e aktivitetin politik të tij e zhvilloi gjerë në vdekje duke qene anëtare i kryesisë së saj dhe njeri nga kontribuuesit me te mëdhenj të Shoqatës “Vatrës”e kauzës se Kosovës Lindore.
Vepra dhe jeta e Islam Demirit do të jetë një udhërrëfyes për gjeneratën e re dhe për udhëheqjen e re të Lëvizjes Qytetare “Vatrës” e cila po mundohet ta mbajë gjallë frymën atdhetare e liridashëse të shqiptarëve në Kosovën Lindore./rajonipress/

