Në Livoq arrestohet shqiptari për posedim të paautorizuar të narkotikëve
Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar : 103 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 80.7 gram, një qese me 30 fara të Marihuanës, tetë mullinj për bluarjen e Marihuanës, dy fishek të kalibrit 7.65 mm, 85 euro para të gatshme dhe dy telefona celular njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/

